Itali: Dorëheqje për shkak të tërmetit në vitin 2009

19:32 / 23.10.2012
Kreu i Emergjencave Civile në Itali, Luciano Maiani, paraqiti dorëheqjen e tij pasi shtatë kolegë u dënuan nga një gjykatë për neglizhencë në detyrë përpara tërmetit të L’Akuilas në vitin 2009.

Gjashtë shkencëtarë dhe një ish-zyrtar i qeverisë u dënuan gjashtë vjet heqje lirie secili për vrasje të shumëfishtë për shkak të neglizhencës, pasi hartuan një deklaratë qetësuese, e cila siguronte publikun se ishte e sigurt të qëndronin brenda banesave të tyre, pak përpara se tërmeti me forcë 6,3 të shkallës Rihter t’i merrte jetën 309 personave dhe të shkatërronte pothuajse tërësisht qytetin me 80 mijë banorë.

Maiani, një fizikant, deklaroi se përballë dënimeve që morën anëtarë të institucionit që ai përfaqësonte, ai nuk mund të vazhdonte të udhëhiqte më institucionin që drejtonte.

Duke folur për Agjencinë Italiane të Lajmeve “ANSA”, ai gjithashtu foli për “pamundësinë e punimit në mënyrë të qetë dhe e ofrimit të një këshille të kualifikuar shkencore, pas këtij verdikti të gjykatës”, transmeton TCH.

Ndëshkimi ndaj shkencëtarëve tronditi komunitetin shkencor italian, ndërsa më përpara, Maiani kishte mbrojtur pafajësinë e tyre, duke thënë se provat që ishin në atë kohë në dispozicion, mbështesnin deklaratën e bërë prej tyre.

Ish-kreu i qendrës evropiane kërkimore të “CERN”-it në Zvicër, në vitet 1999-2003, Maiani theksoi se natyra e tërmeteve është e paparashikueshme dhe argumentoi se është “një skandal”, të dënosh shkencëtarë që u dënuan vetëm sepse po përpiqeshin të bënin sa më mirë detyrën e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.