Itali: Rrezikohen të mbyllen 70 gazeta, 4 mijë vetë në rrugë
Të paktën 70 gazeta në Itali, kërcënojnë mbylljen për shkak të reduktimit të fondeve publike ndaj tyre, si edhe dështimit për të siguruar një pjesë të fondeve të akorduara tashmë.Kjo perspektivë negative është raportuar nga Sekretari i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian, Franko Siddi, sipas të cilit, një gjë e tillë, mund të ketë pasoja shumë serioze në frontin e punësimit në shtetin fqinj.
Por në të njëjtën kohë, edhe lidhur me humbjen e hapësirave të informacionit dhe demokracisë, raporton Noa. Nga ana tjetër, shumë politikanë italianë janë shprehur se ky në fakt, përbën në fakt një lajm të mirë, pasi në treg, do të jenë vetëm mediat të cilat ofrojnë cilësi informacioni.
I tillë ka qenë për shembull, Beppe Grillo, i përfshirë prej kohësh në një betejë për heqjen e financimeve publike ndaj medieve.
“Deri tani, ato kanë qenë të financuara nga taksat tona, për të na treguar përralla”, ka deklaruar ai.
Pohim ky i cili është kundërshtuar nga Fulvio Fammoni, anëtar i Komitetit për Lirinë dhe të Drejtën e Informimit. "Janë 4 mijë njerëz të cilët rrezikojnë punën e tyre”, mësohet të jetë shprehur ai. /Telegrafi/