Ivanov: E meritojmë anëtarësimin!?

12:12 / 20.05.2012
Të bashkuar me një dëshirë: Maqedoni evropiane dhe euroatlantike. Me sukses i tejkaluam të gjitha sfidat me të cilat u ballafaqua vendi ynë në të kaluarën dhe të bashkuar do ta tejkalojmë edhe sfidën e tanishme, është mesazhi që mbrëmë e dërgoi presidenti George Ivanov, në gala-mbrëmjen e organizuar për nder të tij nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase, në margjinat e Samitit të NATO-s.

Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë i përmbushi kriteret dhe me të drejtë pret ta marrë anëtarësimin e merituar në NATO. “Deri më tani”, theksoi ai, “ishim të penguar që ta realizojmë qëllimin tonë të lartë strategjik për shkak të një arsyeje irracionale”.

Ivanov u përqendrua edhe në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila, potencoi, kërkon qasje të re nga të gjitha vendet-anëtare të NATO-s, qasje e cila do të thotë respektim i aktgjykimit dhe të drejtës ndërkombëtare, transmeton “Zhurnal”.

Sipas tij, ekzistojnë dy mënyra që ta realizojmë qëllimin. Mënyra e parë është që Greqia me përgjegjësi ta respektojë Marrëveshjen kohore dhe aktgjykimin, ashtu siç pritet nga një vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian.

“E dyta është që të vijmë deri në zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë për kontestin të cilin ne nuk e dëshiruam, kontest i cili na u imponua”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.