Ivanov në iftar tek Erdogan

17:39 / 12.08.2012
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan organizoi një pritje zyrtare me shtrimin e një iftari për presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili po qëndron për pushime në Turqi.

Ivanov dhe bashkëshortja e tij mbrëmë morën pjesë në Iftarin, të organizuar në Stamboll, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan.

Presidenti Ivanov, në fjalimin e tij ua uroi festën e Ramazanit të pranishmëve në darkën e Iftarit, duke shtuar se në këto çaste të festimit, dëshiron që te të gjithë besimtarët të mbisundojë ndjenja e paqes, dashurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Të mbisundojnë vlerat të cilat i afrojnë, e jo i ndajnë njerëzit dhe popujt.

"Vijë nga një vend i cili me përkushtim e kultivon traditën shekullore të bashkëjetesës multietnike dhe multireligjioze. Bashkëjetesë e cila paraqet përfitim të madh, me të cilin krenohemi. Përfitim i cili tregon se vendi i shtetit tonë është në kuadër të familjes evropiane të kombeve dhe shteteve. Kontributi i jonë i jashtëzakonshëm si vend ku religjionet, traditat dhe grupet e ndryshme etnike bashkëpunojnë në ndërtimin e shtëpisë së përbashkët, është dëshmi se është e mundur ardhmëri më e mirë për rajonin, Evropën dhe botën", ka deklaruar Ivanov, transmeton INA.

Kryeministri Erdogan ka shprehur kënaqësi që këtë festë të madhe e shënon së bashku me presidentin e Maqedonisë. Për kryeministrin turk kjo është edhe një dëshmi për respektin e presidentit Ivanov ndaj Ramazanit dhe besimtarëve myslimanë, gjë që njëkohësisht shkon në favor të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve.

Në darkën kanë qenë të pranishëm personalitete të cekur nga sfera e politikës, biznesit, bashkësitë fetare dhe jetës publike të Turqisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry (Foto: Vogue)

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.