Ivanov: Të mos politizohet ARM-ja
Lidhur me ngjarjen në Sllupçan ka reaguar edhe presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka sqaruar se personat që shoqëronin ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi, kanë qenë pjesëtarë të kabinetit të tij dhe jo ushtarakë të ARM-së.Ivanov ka vlerësuar përmes një kumtese për media se gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së nuk janë respektuar rregullat dhe procedurat institucionale, ndërsa ka kërkuar të verifikohet nëse ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton “Zhurnal”.
Presidenti ka kërkuar gjithashtu nga të gjithë faktorët të mos përdoret Armata për qëllime politike dhe partiake ose për çfarëdo qëllime të tjera. /Telegrafi/