Izraeli do ta sulmojë Iranin më 1 tetor?
Për Izraelin, sulmi kundër Iranit do të nisë në vjeshtë, ndoshta në tetor. Në një raport të “National Inteligence Estimate”, thuhej se prej qershorit deri më sot, aftësitë bërthamore të Iranit janë shtuar. Më datë 1 tetor 2012, sipas burimeve izraelite, Teherani do të ketë 250 kg uranium të pasuruar deri në masen 20 %, përtej kufijve të lejuar, transmeton Top Channel. Dhe në këtë datë mund të ndodhë sulmi.Kjo sasi është e mjaftueshme për të prodhuar dy apo katër ‘superbomba’, për t'i montuar në raketat e reja ‘Shahab3’ dhe për t’i lëshuar më larg se 1300 km, deri në shkretëtirën Negev apo në centralin bërthamor të Dimones, ku shteti hebraik ka prodhuar arsenalin e tij të fshehte”, shkruan “National Inteligence Estimate”, transmeton Top Channel.
Ështe kjo vetëm një strategji për të ushtruar presion ndaj perëndimit apo ekziston frika se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë një pengesë për një zgjidhje ushtarake me Iranin, mbetet të shihet. Sinjalet e deritanishme janë kontradiktore. Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Benny Gantz, parashikon “front të shumëfishtë”. Por vetëm 35 për qind e opinionit publik përkrah sulmin pa mbështetjen e domosdoshme politiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Nëse zyrtarëve izraelitë do t’i bëhej një pyetje, se çfarë do të ndodhte ditën tjetër pas sulmit, përgjigja do të ishte e njëjte; Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe në këtë rast pasojat do të ishin të frikshme Më shumë se 500 të vdekur, të paktën siç parashikon ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak.
E po njësoj do të pergjigjeshin edhe diplomatët amerikanë. Nëse Izraeli godet përpara 6 nëntorit (kur mbahen zgjedhjet presidenciale në Amerikë), ata parashikojnë që presidenti amerikan, Barack Obama, në fund të fushatës zgjedhore, nuk mund të mos i qëndrojë në krah kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Dhe për këtë presionet e Washingtonit janë të mëdha. Për të arritur reaktorët bërthamore të Mahmoud Ahmadinejadit, janë tre korridore ajrore, por njeri po mbyllet, ai i Arabise Saudite, që megjithëse dy vjet më parë i kishte vënë në dispozicion, por tani rimendon. Madje paralajmeron izraelitet që nuk do të lejojë fluturime pa “zgjidhje te miratuara”. /Telegrafi/