Izraeli “më gati se kurrë më parë” për sulm ndaj Iranit

14:22 / 15.08.2012
Ministri izraelit i Mbrojtjes në largim tha se shteti hebraik është i përgatitur për një luftë njëmujore, në fronte të shumta, po që se vendos ta sulmojë Iranin.

Në një intervistë për gazetën “Maariv”, Matan Vilnai tha se Izraeli është i gatshëm për t'u përballur me pasojat e një përplasjeje me Iranin, po që se shteti hebre vendos të nisë një sulm kundër programit bërthamor të Teheranit.

Ai tha se Izraeli është më “gati se kurrë më parë” për një përplasje të tillë, transmeton Evropa e Lirë. Vilnai mbështeti parashikimet e zyrtarëve të tjerë të lartë izraelitë që shteti hebre do të pësonte rreth 500 viktima në një përplasje të tillë.

Në javët e fundit janë rritur spekulimet në lidhje me mundësinë e një sulmi izraelit mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, për të cilat shteti hebre dhe shumë shtete të komunitetit ndërkombëtar besojnë se fshehin një program të armëve bërthamore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:28 / 24.05.2013
Teodora

Këngëtarja bullgare huazon këngën e Albulenës

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.