Izraelitët të irrituar me “Londra 2012”

22:01 / 7.08.2012
Vejusha e një atleti izraelit të vrarë në masakrën e Lojrave Olimpike të Mynih 1972-shit kritikoi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) për vendimin e tij të mosmbajtjes së një minute heshtje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që po mbahen në Londër.

“Një turp i vërtetë”, e konsideroi Ankie Spitzer këtë vendim, që sipas saj fyen 11 atletët e vrarë nga një komando terroriste palestineze, brenda fshatit olimpik në Mynih.

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge dhe kryetari i Komitetit Organizativ të Londrës, Sebastian Coe, argumentuan se mbajtja e një minute heshtje në hapje të Lojrave nuk përshtatej me “frymën” e ceremonisë.

“Ky është një turp i vërtetë për KON-in, pasi harroi 11 anëtarë të familjes olimpike. Ata u vranë në tokën “olimpike” dhe ceremonia hapëse ishte momenti më i përshtatshëm për t’i përkujtuar”, deklaroi e veja.

“Thirrja jonë u dëgjua nga e gjithë botë, por vetëm Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e bëri veshin të shurdërt e sytë qorr”, shtoi Spitzer, raporton TCH.

Andre Spitzer, një mjeshtër i skermës, ishte një prej viktimave të atij sulmi tragjik, i cili kishte si synim të bënte të njohur çështjen palestineze në të gjithë botën. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ankie Spitzer
Ankie Spitzer
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.