Ja kush masakron në Siri (Video)

18:17 / 12.06.2012
Në mesin e atyre që e mbrojnë regjimin sirian të Bashar al Assadit, janë vrasësit "fantazma"...

“Daily Mail” shkruan se këta luftëtarë janë të mbuluar me tatuazhe me figurat e udhëheqësve. Shumë sirianë i akuzojnë ata masakrimin e grave dhe fëmijëve, duke ua prerë fytin apo duke i ekzekutuar nga afërsia. Të armatosur me kallashnikovë dhe hanxharë, vlerësohet se ata kryejnë punët më të pista për regjimin, në mënyrë që zyrtarët të mund të thonë se sulmet mbi civilët nuk janë të "sponsorizuara" nga shteti.

Grupi është i njohur si "Shabiha" apo "Fantazmat". Ata veshin pantallona kamuflazhi dhe fanelle të zeza, ndërsa paga e tyre është afro 160 euro në ditë. Thuhet se hyjnë në qytete pasi përfundon bombardimi ushtarak.

“Misioni i tyre është për të terrorizuar civilët dhe kryerja e spastrimit etnik", ka thënë një burim për “Daily Mail”.

Ata janë fajësuar për vrasjen e 108 civilëve në Houli para dy javëve. Thuhet se kanë vrarë 12 punëtorë në Qusayru dhe 78 banorë në Qubairu në javën e kaluar. Udhëheqësi i Rrjetit sirian për të Drejtat e Njeriut, mjeku Mousab Azzawi, thotë se ka trajtuar disa nga shabihët në Lataki.

"Ata janë përbindësha. Kanë muskuj të mëdhenj, barqe të mëdha dhe mjekra. Ata marrin steroide për të 'të fryrë’ trupat e tyre", tha Azzawi, duke shtuar se me ta është dashur të bisedojë si me fëmijë, meqë nuk kanë nivel të lartë të inteligjencës.

"Çfarë i bën ata aq të tmerrshëm janë kombinimi i fuqisë dhe respekti i verbër ndaj regjimit", shton Azzawi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.