Jacobson: Asociacioni, në përputhje me Kushtetutën

20:38 / 16.03.2013
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pret hapa pozitiv në muajin e ardhshëm për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

”Jemi shumë të inkurajuar me atë që është arritur deri më tani. I kemi parë të dyja palët duke diskutuar në rrugë të mirë. Dhe hapi tjetër do të jetë ai i dakordimit më 20 mars në Bruksel, ku do të marrin pjesë dy kryeministrat dhe zonja Ashton. Besoj se do të fillojmë të shohim marrëveshje specifike në muajt e ardhshëm. Jam e sigurt se marrëveshjet do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo për RTK.

Për më tepër, Jacobson bën thirrje që kur flitet për kompetenca ekzekutive të Asociacionit të komunave serbe, institucionet e Kosovës të mos kenë frikë nga një gjë e tillë.

”Nuk do të dëshiroja të komentoj se si duhet të jetë asociacioni apo çfarë do të bëjë. Por, dua të theksoj se bazuar në ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën, komunat kanë përgjegjësi ekzekutive. Ky është edhe decentralizimi i pushtetit. Dhe, nëse komunat bashkohen dhe koordinohen për ushtrimin e detyrave të tyre, mendoj se nuk ka arsye për t`u frikësuar nga kjo. Mendoj se do të ishte një zhvillim pozitiv”, tha Jacobson.

Sipas saj, Kushtetuta e Kosovës e ka për qëllim sigurimin e mekanizmave të cilët janë në shërbim të nevojave të komunave, duke aluduar kështu në krijimin e asociacionit të komunave serbe. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.