Jacobson: Kurti kërcënoi ish-sekretaren Albright

18:38 / 10.12.2012

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka deklaruar se vendi i saj nuk mund të vendos raporte normale me Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa ajo nuk ndryshon taktikat e dhunshme.

Në një intervistë për “InfoMagazinën” e televizionit Klan Kosova, diplomatja amerikane ka treguar për herë të parë edhe përmbajtjen e një letre që kohë më parë Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Aty, sipas saj, ai e kërcënuar miken e madhe të Kosovës.

“Me Vetëvendosjen kemi kontakte ne nivele të ndryshme. Njerëzit mund të mos pajtohen për çështje të ndryshme, por ne nuk pajtohemi me taktikat e tyre të dhunshme”, ka deklaruar ajo.

“Kam parë një letër të z. Kurtit kur kam ardhur këtu në Kosovë, e po ashtu kam parë një letër që z. Kurti ia ka dërguar ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ku ai e ka kërcënuar ish-Shefen time se nëse ajo viziton Kosovën, ai do t’i nxjerr njerëzit e tij në rrugë”, ka shtuar Ambasadorja Jacobson, transmeton Express.

Sipas saj, Vetëvendosje duhet të ndryshojë.

“Ne dëshirojmë te kemi marrëdhënie të mira me ta, nëse ata ndryshojnë taktikën e tyre të dhunës dhe agresionit. Ne nuk mund të pajtohemi me ta përderisa ata bëjnë demonstrata të dhunshme dhe letra kërcënuese”, ka thënë ajo.

Ambasadorja amerikane në Kosovë në këtë intervistë ka folur edhe për dialogun politik me Serbinë, marrëveshjen që solli në Presidencë Atifete Jahjagën dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.