Jacobson: Platforma, shpërqendrim i padobishëm
Përkushtimi i SHBA-së për Kosovën është rezultat i konsensusit dy partiak ka thënë ambasadorja amerikanë në Kosovë, Tracy Jacobson, e cila nuk parashikon ulje të fondeve për vitin 2013.Në një intervistë për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës, Jakobson e ka vlerësuar konsultimin e kryeministrit Thaçi me politikanë të nivelit qendror dha atij lokal si dhe raportimin e tij në Kuvend.
Sipas Jacobson, normalizimi i raporteve të Kosovës me Serbinë do të ndryshojë për mirë jetën e qytetarëve të të dy vendeve ndërsa platformën serbe për Kosovën e ka quajtur shpërqendrim i padobishëm. /Telegrafi/