Jacobson: Sovraniteti i Kosovës i pakontestueshëm

12:56 / 25.08.2012
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson, ka deklaruar për mediat serbe se statusi i Kosovës është zgjidhur dhe se nuk ekziston asnjë mundësi për “korrektimin e kufijve”.

Ajo ka thënë se SHBA-ja është plotësisht e përcaktuar në favor të sovranitetit të Kosovës në gjithë territorin e saj.

“Ajo në çfarë duhet të fokusohen Kosova dhe Serbia është dialogu, që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Jacobson për Radio KIM.

Sipas saj, qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të vendosin se në çfarë mënyre do të bisedojnë dhe çfarë kompromisesh do të arrijnë.

“Nëse bashkëpunojnë në mënyrë transparente, të hapur dhe produktive, atëherë mund të ketë përparim – çfarë do të ishte në dobi të të dyja shteteve dhe të aspiratave të tyre evropiane”, ka thënë Jacobson.

Duke përmendur si raste bisedimet e deritashme që kanë sjellë te Plani gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, si dhe dialogun teknik me Serbinë, ambasadorja Jacobson ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e aftë për të qenë një partner i mirë dhe produktiv në bisedime. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Tracey Jacobson
Tracey Jacobson
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.