Jacobson të enjten ia nis punës

8:33 / 16.08.2012
Ambasadorja e re e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Jacobson do t’ia dorëzojë të enjten letrat kredenciale Presidentes Jahjaga. Në një video-incizim, ditë më parë Jacobson ka thënë se mezi pret të nisë punën për të forcuar demokracinë në Kosovë.

Ajo në mesditë do t’ia dërgojë letrat kredenciale Presidentes Jahjaga.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret në takim (e enjte, ora 11.30) Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila do t’i dorëzojë letrat kredenciale”, thuhet në njoftimin e Presidencës dërguar mediave, të mërkurën.

Zyra e Presidentes Jahjaga ka njoftuar që pas takimi Jahjaga dhe Jacobson do të lexojnë vetëm deklarata para mediave.

“Pas takimit, do të ketë vetëm deklarata për media”, thuhet në kumtesë.

“Misioni im do të vazhdojë të jetë ai i një partneri të fuqishëm, në përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë shumetnike dhe për të ndërtuar një ekonomi të suksesshme drejt rrugës evropiane”, ka thënë para disa dite Jacobson. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.