Jacobson vizitoi Brigadën e Reagimit të Shpejtë

17:01 / 27.12.2012
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Jacobson, e shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak pranë ambasadës, James Kott dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizitoi të enjten kazermën “Ushtarët e NATO-s”, të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Istog (BRSH).

Ambasadoren Jacobson e pritën komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati dhe Nazmi Brahimaj, komandant i BRSH-së, të cilët i njoftuan mysafirët me zhvillimet e përgjithshme në FSK.

Ata vlerësuan lartë bashkëpunimin e mirë me ushtrinë e ShBA-së, sidomos ndihmën e madhe që po jep marrëveshja dypalëshe me Gardën Kombëtare të Iowas, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Shefi i Shtabit të BRSH-së, nënkolonel Jeton Dreshaj tha se në kuadër të BRSH-së është bërë ngritja e dy kompanive model, ndërkohë që ngritja dhe trajnimi i tyre është përkrahur nga SHBA-ja.

Sipas njoftimit të MSFK-së, qëllim i vizitës së ambasadores amerikane ishte që të shohë nga afër ngritjen, zhvillimin dhe nivelin e profesionalizmit të kompanisë model.

Komandanti i FSK-së, Kastrati vlerësoi lartë ndihmën dhe bashkëpunimin e mirë me Ushtrinë e SHBA-së dhe veçanërisht me Gardën Kombëtare të Iowas, si dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e ushtarëve që treguan gjatë demonstrimit.

Ambasadorja Jacobson vlerësoi shkallën e përgatitjes dhe nivelin e trajnimeve që prezantoi kompania e BRSH-së, duke theksuar se është e kënaqur që kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim me SHBA-në po japin rezultatet konkrete. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.