“Der Standard”: Serbia e gatshme për kompromis!

10:07 / 18.02.2013
Qeveria e Serbisë ka propozuar një kompromis sa i përket shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës. Sipas një artikulli të gazetës austriake “Der Standard”, i cili është botuar në numrin e sotëm nga autori Andrej Ivanji, përfaqësuesit e minoritetit serb në Kosovë, në të ardhmen duhet të mbajnë kontakte si me qeverinë e Kosovës, ashtu edhe me qeverinë e Beogradit.

Ndonëse Beogradi zyrtar publikisht vazhdon me kritika dhe kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, shkruan ”Der Standard”, në planin diplomatik, po shprehet i gatshëm për të arritur një kompromis.

Një përparim në dialogun me Kosovës, do të jetë kusht që Bashkimi Evropian në qershor t’i japë Serbisë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, transmeton RTK. E kushti kryesor i BE-së është shpërbërja e strukturave paralele të sigurisë në veri.

Ky kusht ishte kërkuar qysh në verë të vitit 2011, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë qëndrimit në Beograd në takimin me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Boris Tadic.

Sipas artikullit të sotëm të gazetës “Der Standard”, presidenti aktual Tomislav Nikolic, ka bërë një kthesë të befasishme në qëndrimin e tij përballë Kosovës. Ai është pajtuar që në veri të Kosovës të formohen institucione të reja lokale që do të bashkëpunojnë me Beogradin zyrtar, por edhe me ato të Kosovës dhe do të jenë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kjo sipas gazetës ”Der Standard”, do të thotë fund i institucioneve paralele në Kosovë. Gazeta “Der Standard” shkruan se kjo strategji e Beogradit po mbështetët në moton “të shpëtohet ajo çfarë mund të shpëtohet”.

Çështja e pranimit të institucioneve të Kosovës dhe integrimi në këto institucione, do të bisedohen të martën në dialogun e radhës ndërmjet kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan gazeta vjeneze “Der Standard”.

Sipas kësaj gazete liderët e serbëve në veri po kundërshtojnë pozicionin e bisedimeve të Beogradit dhe janë të revoltuar me lëshimet që po bëhen. Partitë e djathta radikale ndërkaq kanë shkuar aq larg sa kanë akuzuar kryeministrin serb Dacic edhe për tradhti të lartë kombëtare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:21 / 23.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lan...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.