Jahjaga e gatshme të bisedojë me serbët në veri

11:51 / 14.09.2012
Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e Republikës së Kosovës dhe zgjidhja më e mirë për integrimin e kësaj pjese do të ishte përmes zbatimit të planit të Ahtisaarit. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme që të bisedojnë me të gjithë qytetarët e vendit, përfshirë edhe ata të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zupin Potokut. Këto deklarata i bëri sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit të anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Presidentja e vendit ka thënë se integrimi i komunitetit serb që jeton në atë pjesë të Kosovës mund të bëhet duke e zbatuar planin e Ahtisaarit.

Ajo po ashtu ka shtuar se qytetarët serbë që jetojnë atje, duhet të çlirohen nga bandat kriminale që veprojnë atje, e që ua kanë ngulfatur të ardhmen e tyre.

Në këtë drejtim, ajo ka thënë se qytetarët serbë të asaj pjese, duhet të dalin në zgjedhjet që i organizojnë institucionet e Republikës së Kosovës për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre legal dhe legjitim.

“Gjendja në tri komunat në veri të vendit vazhdon të mbetet një sfidë për ne. Ne besojmë se zgjidhja më e mirë për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës është përmes zbatimit të planit të Ahtisaarit dhe procesit të decentralizimit. Komuniteti serb në këto tri komuna duhet të çlirohet nga grupet kriminale që mbajnë peng të ardhmen e tyre. Ata duhet të dalin në zgjedhjet legjitime që organizojnë institucionet e Kosovës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legal dhe legjitim. institucionet e Kosovës janë të gatshme të zhvillojnë dialogun me të gjithë qytetarët, duke përfshirë këtu edhe qytetarët e Komunës së Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, për ta adresuar dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet”, ka thënë ajo, transmeton Kosovapress.

Ajo i ka bërë këto komente gjatë një takimi me anëtarët e ri të Këshillit Konsultativ për Komunitete, ku tha se ky është një moment i rëndësishëm për institucionet e vendit dhe është rezultat i një procesi të hapur dhe transparent.

“Ky është një moment i rëndësishëm për institucionet, pasi që shënon vazhdimësinë e një organi shtetëror të konstituuar nëpërmjet një procesi demokratik. Kjo përbërje e re e Këshillit është rezultat i një procesi zgjedhor të hapur e transparent”, ka thënë ajo.
Presidentja Jahjaga më tej ka shtuar se pret nga këta anëtarë pret që ky këshill në përbërjen e re të vazhdojë të përmbush misionin e tij ashtu si edhe deri tash, në prezantimin e drejtë të interesave të komuniteteve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.