Jahjaga e gatshme të takojë presidentin e Serbisë

13:49 / 23.10.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar se është e gatshme që të takojë kudo, kurdo dhe këdo, për të përfaqësuar interesat e shtetit dhe të popullit të Kosovës, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kjo përgjigje nga presidenca pason paralajmërimin e presidenti malazez, Filip Vujanovic , se do të ftojë presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic në takimin e shefave të shteteve të rajonit, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se Jahjaga, përfaqëson shtetin e Kosovës në takimet dhe vizitat zyrtare, raporton "Rel".

“Samiti i Presidentëve i vendeve të Ballkanit është tradicional dhe deri tash është mbajtur në Vlorë, në Prizren dhe në Ohër. Kësaj radhe, ky forum i rëndësishëm rajonal, që ngre çështje të bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore, në cilësi të barabartë si shtete të pavarura dhe sovrane, zhvillohet në Mal të Zi”, ka thënë Vllahiu.

Ai ka shtuar gjithashtu se “presidentja Jahjaga do të takohet me te gjithë homologët e saj dhe këtë e ka deklaruar sa e sa herë”.

“Deri tash Serbia i ka bojkotuar këto Samite për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës. Shpresojmë qe Presidenti i Serbisë Nikolic, ashtu siç kemi deklaruar me rastin e zgjedhjes se tij, ta gjejë guximin dhe kurajën që të bëjë atë që nuk e kanë bërë paraardhësit e tij, të ndërmarrë hapa për të vendosur marrëdhënie të mira dhe paqësore me shtetin e Kosovës, që do të ndihmonte dy vendet tona të pavarura të ecin në rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Vllahiu. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.