Jahjaga fillimisht do të takojë Van Rompuy
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me delegacionin që e shoqëron ka mbërritur në Bruksel ku gjatë ditës së mërkurë pritet të zhvillojë disa takime zyrtare. Jahjaga nis takimet në selinë e Këshillit të BE-së, me presidentin Herman Van Rompuy, për të vijuar me takimin në Selinë e NATO-s në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fogh Rassmussen, transmeton TCH.
Por, takimi kryesor për të cilin ndodhet në Bruksel, ai me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, i lajmëruar me kohë nga ndërmjetësuesja Catherine Ashton, pritet të zhvillohet pasditen e së mërkurës.
Takimi i parë në nivel presidentësh organizohet në mbështetje të dialogut të nisur mes kryeministrave Thaçi dhe Dacic, për normalizmimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë sipas Prishtinës zyrtare, e mes Prishtinës dhe Beogradit sipas Serbisë dhe BE-së, e cila numëron ende pesë vende anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/