Jahjaga: Ideja e bashkimit kombëtar i takon shekullit të kaluar

9:26 / 16.02.2013
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi në një intervistë për Albanian Screen se shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin tyre kombëtar në baza etnike dhe se tani destinacioni i bashkimit të shqiptarëve është Brukseli. Jahjaga tha se ideja e bashkimit kombëtar i takon shekullit të kaluar dhe shqiptarët në të dy shtetet sovrane duhet të punojnë për integrimin dhe bashkimin e tyre brenda strukturave të Bashkimit Evropian.

“Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar. Shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin kombëtar në baza etnike. Tanimë ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, në politikat e integrimeve dhe në politikat ndërtimit të bashkëpunimit dhe raportit të barabartë në mes të shteteve dhe në mes të popujve”, tha ajo.

Presidentja Jahjaga tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por vetëm ura të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Sot populli shqiptar, kudo që jeton, jeton i lirë, në trojet e veta dhe qenia kombëtare nuk është e rrezikuar në asnjë moment. Unë e kam thënë edhe herët tjera dhe është qëndrim zyrtar dhe vullnet zyrtar, dhe vullnet i gjithë popullit dhe i gjithë qytetarëve që Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, të integrohen në BE. Destinacioni i bashkimit të të gjithë shqiptarëve do të jetë në Bruksel dhe në kuadër të Bashkimit Evropian”, theksoi Jahjaga. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.