Jahjaga: Kosova e Finlanda kanë raporte të mira
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të premten Harri Salmi, ambasador i Finlandës në Sofje, jorezident për Kosovën, ndërkaq e falënderoi shtetin e Finlandës për përkrahje të Kosovës. Me këtë rast, ambasadori Salmi dorëzoi letrat kredenciale.
Ajo tha se Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie shumë të mira, të cilat, edhe me angazhimin e ambasadorit Salmi, do të zgjerohen dhe do të intensifikohen në shumë fusha.
Ambasadori Harri Salmi theksoi angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të qeverisë së Finlandës për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që po kalon vendi. /Telegrafi/