Jahjaga: Na e lini EULEX-in

8:28 / 4.09.2012
Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar letër të hënën Baroneshës Catherine Ashton, ku i kërkon që BE-ja t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it deri më 15 korrik 2014. Shefja e diplomacisë evropiane, brenda dy ditësh pritet t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Presidentes kosovare. Të premten, bashkë me pakon ligjore për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur, Parlamenti ratifikon edhe letrat që ia zgjasin mandatin EULEX-it edhe për dy vjet.

Një burim nga Presidenca i ka thënë gazetës “Express” se Jahjaga e ka nënshkruar mesditën e së hënës këtë letër, ndërkohë që të martën letra pritet të jetë në tryezën e Këshillit të Ministrave të BE-së.

“Aty pritet të merret vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it”, ka thënë burimi i gazetës.

Brenda dy-tri ditësh pritet që Baronesha Ashton t’ia kthejë letrën Presidentes Jahjaga, duke e njoftuar se Unioni është i interesuar për vazhdimin e misionit të tij për rend dhe ligj në Kosovë.

Çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it u shtrua si domosdoshmëri, pas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, për të përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas marrëveshjes së arritur javën e kaluar mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe të Brukselit, letra e Jahjagës dhe ajo e Ashtonit do të ratifikohen në Parlamentin e Kosovës.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë ka thënë se ratifikimi i letrave për vazhdimin e mandatit të EULEX-it është lënë qëllimisht të ndodhë ditën e premte, kur ligjvënësit do të miratojnë edhe pakon ligjore për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur.

“Gjithçka do të përmbyllet në Parlament, më 7 shtator. Tashmë kemi marrë përkrahjen e LDK-së, AAK-së dhe partive minoritare. Vetëm Vetëvendosja është kundër përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë”, ka thënë zyrtari qeveritar që foli për Express. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
10:36 / 20.06.2013
Foto: Arkiv

Kontrabandë me ar

Ari në Kosovë vazhdon të futet përmes rrugëve ilegale. Sasia e arit të zhdoganuar nga Doganat e Kosovës konsiderohet shu...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.