Jahjaga në Olimpiadë, tifozllëk për Majlindën

17:32 / 27.07.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë të premten në takimin me ekipin olimpik që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore “Londra 2012”. Në fokus të takimit ishte xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, e cila merr pjesë në Olimpiadën e Londrës si pjesë e ekipit të Shqipërisë.

Organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës, në takimin e mbajtur në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Londër, ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve i Kosovës, Memli Krasniqi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi, ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, dr.Muhamet Hamiti, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha dhe zyrtarë të tjerë.

Presidentja Jahjaga, duke i dëshiruar suksese pjesëmarrësve në Olimpiadë, tha se “ne të gjithë ndihemi krenarë me sportistët tanë të dalluar, me dëshirën dhe përkushtimin e tyre për të arritur rezultate sa më të mira në garat në kuadër të Lojërave Olimpike Verore të Londrës”.

“Ne sot të gjithë ndihemi sportistë, te gjithë bëjmë tifozllëk dhe të gjithë me zemër dhe me shpirt e dëshirojmë fitoren tuaj”, u shpreh presidentja, duke e quajtur një sukses në vete vet pjesëmarrjen në këto lojëra.

“Ne sot kemi këtu edhe Majlindën tonë, Majlinda Kelmendin, një sportiste e dalluar nga Kosova, që mbron ngjyrat e kombit tonë nën flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike 2012 që po mbahet këtu në Londër, që shpreh humanizmin e thellë tonin dhe dëshirën, por edhe synimin që të jemi pjesë e botës, të japim me pjesëmarrjen tonë konkrete atë që na dëshmon si vlerë” tha Jahjaga.

Ndërkohë presidentja e Republikës së Kosovës, e cila po qëndron në Londër me ftesë të Sekretarit të Jashtëm Britanik, William Hague, është takuar të premten edhe me anëtarin e Parlamentit Britanik, Denis MacShane, ndërsa në mbrëmje merr pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Londra 2012”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Majlinda Kelmendi dhe Atifete Jahjaga
Majlinda Kelmendi dhe Atifete Jahjaga
 
 
Magazina
21:42 / 18.05.2013
Foto: Getty Images

Dramë në kanë, aktorët kërcënohen me hedhje granate (Video)

Festivali i Filmit në Kanë është goditur nga një tjetër skandal, i cili i ka shqetësuar organizatorët dhe mysafirët.
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.