Jahjaga ngushëlloi Josipovicin

18:06 / 30.09.2012
Me rastin e vdekjes së kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Boris Shprem, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj kroat, Ivo Josipovic.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Boris Shprem, një njeriu me virtyte të larta dhe luftëtari të madh për demokracinë”, thuhet në telegramin e presidentes.

Më tej në telegram thuhet se “vdekja e tij është një humbje e madhe për Kroacinë, për parlamentarizmin e këtij vendi dhe në radhë të parë për familjen e tij”.

“Në emër të popullit të Republikë së Kosovës, të institucioneve të tij dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllimet më të thella për familjen Shprem dhe në këto çaste të rënda për ju jemi bashkë me ju”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
 
 
Magazina
20:55 / 19.05.2013

Vigani: Nuk kisha qëllime seksuale me Elenën

I larguari i fundit nga shtëpia e “Big Brother”, Vigani, ka folur rreth marrëdhënieve të tij me Elenën, duke thënë s...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.