Jahjaga: Pjesëmarrja e grave në Polici, tejet e rëndësishme

Publikuar: 14:06 / 1.11.2013
Jahjaga: Pjesëmarrja e grave në Polici, tejet e rëndësishme
0shares
komente

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga theksoi të premten se Policia e Kosovës vazhdon të mbetet njëri ndër institucionet më të besueshme dhe kjo është meritë e angazhimit të gjithsecilit për të krijuar një institucion që i shërben çdo qytetari, në mbrojtje të rendit dhe zbatimit të ligjit.

Jahjaga këto komente i bëri në inaugurimin e Shoqatës së Grave Police të Kosovës.

“Policia e Kosovës është ndërtuar me standardet më të larta profesionale, të gjithëpërfshirjes së komuniteteve, me numrin më të lartë të grave në të, duke u bërë kështu institucioni më i afërt dhe më i prekshëm nga çdo kategori e shoqërisë. Ka qenë pjesëmarrja e grave në polici që ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie ku çdo qytetar merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe të saj, dhe jep kontributin e vet të pakursyer në ndërtimin dhe garantimin e shtetit ligjor”, theksoi Jahjaga.

Ajo deklaroi se gruaja në polici dhe në struktura të tjera të sigurisë ka thyer tabutë se gratë nuk mund të kenë rol parësor kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit, pasi që tradicionalisht një rol i tillë i është besuar burrave.

Më tej, presidentja e vendit u shpreh se shumë i rëndësishëm ka qenë roli i gruas kosovare edhe gjatë luftës ku, përpos pjesëmarrjes aktive në luftë, ajo ka qenë shtylla e rezistencës përmes përkujdesjes që ka treguar ndaj fëmijëve, të moshuarve, të zhvendosurve brenda Kosovës. /Telegrafi/
 


Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.