Jahjaga priti Grupin e Grave në Lidership
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në një takim Grupin e Grave Kosovare në Lidership (GKL), pjesë e projektit për lidership të sponsorizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.Gjatë takimit Jahjaga foli për rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas në lidership dhe vendimmarrje jo vetëm në politikë por edhe në sfera të tjera të jetës.
Ajo theksoi se prioritet i saj si presidentet është përfaqësimi i barabartë i grave dhe burrave në proceset e ndryshme të vendimmarrjes, pasi theksoi se sfidat kërkojnë përfaqësim të barabartë gjinor.
Në takim u bisedua edhe për format konkrete të bashkëpunimit midis Zyrës së Presidentes së Republikës dhe Grupit të Grave Kosovare në Lidership, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca. /Telegrafi/