Jahjaga priti një delegacion nga UNN-ja

12:15 / 24.04.2013

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti një delegacion nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve, i udhëhequr nga Dominique Savoure.

Jahjaga me këtë rast the se Oda e Noterëve të Kosovës dhe noterët janë pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë në Kosovë.

“Roli i noterëve është shumë i madh në rritjen e efikasitetit nëpër gjykata sidomos në çështje që kanë të bëjnë me pronën, trashëgiminë dhe familjen, por rol të rëndësishëm noterët kanë edhe në zvogëlimin e korrupsionit”, tha ajo.

Dominique Savoure, udhëheqës i delegacionit nga Unioni Ndërkombëtarë i Noterëve tha se është i kënaqur me gjendjen në Noterinë e Kosovës. Ai nënvizoi se roli primar i Noterëve është siguria juridike si dhe respektimi i rendit e i ligjit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.