Jahjaga takoi Rupert Neudeck

15:06 / 14.12.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti të premten themeluesin e organizatës humanitare gjermane Cap Anamur, Rupert Neudeck, i cili shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu.

Presidentja Jahjaga falënderoi Neudeck për mbështetjen dhe ndihmën humanitare ofruar popullit të Kosovës në kohërat e tyre më të vështira gjatë dhe pas luftës.

Duke e quajtur Neudeck një mik të madh të Kosovës, Jahjaga tha se solidariteti i lartë njerëzor dhe përkushtimi i tij për të ofruar kushte elementare të jetesës, ndryshoi jetët e shumë qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga njoftoi atë për përcaktimin e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik e ligjor, si kontribuues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Më tej ajo njoftoi Neudeck për përparimin që shteti i Kosovës ka bërë që nga mbarimi i luftës, duke ndërtuar institucionet shtetërore dhe duke krijuar kushtet që të gjitha komunitetet të gëzojnë të drejta dhe liri të barabarta, të garantuara me Kushtetutën e vendit.

Sipas kumtesës së Presidencës, Neudeck shprehu lidhjen e ngushtë që e ka për popullin dhe shtetin e Kosovës. Ai theksoi se populli dhe shteti gjerman është mik dhe partner i shtetit të Kosovës, i përkushtuar që të mbështes rrugën e Kosovës drejtë integrimit evropian.

Ai e përgëzoi presidenten Jahjaga për progresin që Republika e Kosovës ka bërë në ofrimin e të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjitha komunitetet që jetojnë në vend, duke e cilësuar Kosovën si shembull i garantimit të të drejtave dhe të lirive të minoriteteve për rajonin por edhe për Evropën. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
10:01 / 26.05.2013

Punëtorët nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.