Jahjaga: UNMIK-u me rol simbolik, por të rëndësishëm

17:59 / 31.07.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti të martën në takim një delegacion të UNMIK-ut të udhëhequr nga përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Kosovën, Farid Zarif. Ky i fundit shprehu falënderimet e Sekretarit Ban për mikpritjen e organizuar dhe përshëndetjet personale të tij për angazhimin e presidentes Jahjaga.

Në takim u bisedua për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon në Kosovë, e cila vizitë u vlerësua si e mirë dhe e suksesshme e në kuadër të vizitave të gjitha shteteve të rajonit në funksion të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit.

Presidentja Jahjaga i shprehu falënderimet e saj për vizitën e Sekretarit Ban në Kosovë dhe për përkushtimin dhe angazhimin e tij në çështjen e Kosovës dhe të paqes e stabilitetit në rajon dhe në botë.

Ajo gjithashtu falënderoi misionin e UNMIK-ut për punën e mirë që e ka bërë në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe për misionin e tij simbolik, por shumë të rëndësishëm që po e kryen në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, dhe në raportet tremujore që dërgohen nga ky mision në OKB.

Presidentja Jahjaga gjithashtu foli për mandatin e misioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës pas heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe të respektimit të ligjeve dhe të kushtetutës në mbarë territorin e vendit. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.