Jahjaga uroi presidentin italian, Giorgio Napolitano

15:08 / 23.04.2013

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga uroi Giorgio Napolitano me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e presidentit të Italisë.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, dëshiroj t\'iu përgëzoj për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Italisë dhe t’iu përcjell urimet tona më të mira për Shkëlqesinë dhe popullit Tuaj. Shkëlqesia Juaj, Ju përcjell mirënjohjen tonë të thellë për partneritetin dhe mbështetjen që vendi Juaj ka treguar në drejtim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në urim.

“Italia mbetet një aleate e ngushtë e Republikës së Kosovës dhe një përkrahëse e fuqishme e konsolidimit të shtetit tonë. Ne e konsiderojmë vendin Tuaj partner tonin të ngushtë dhe vend mik në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik. Jam e bindur që nën udhëheqjen Tuaj Italia do të vazhdojë të mbetet partneri ynë në arritjen e këtij qëllimi. Mirëpres mundësinë për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe popujve tanë”, thuhet në telegramin e urimit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.