Jahjaga uron besimtarët myslimanë
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe i ka dërguari një mesazh urimi udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës.Të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë dhe në gjithë botën u dërgoj urimet më të mira me rastin e Ditës së Bajramit të Madh, thuhet në urimin e presidentes Jahjaga.
“Në këtë ditë feste dhe gëzimi, uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti.
Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, le të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit në mes vete, le të përkujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, por që me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, bënë që ne sot të jetojmë dhe të shënojmë të lirë festat dhe gëzimet tona.
Gëzuar festa e Bajramit të Madh! Paçi gjithmonë begati, hare e mirëkuptim në familjet tuaja”, thuhet në mesazhin e Presidentes. /Telegrafi/