Jahjaga vlerëson sukseset e FSK-së

14:59 / 18.09.2012
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot, në një takim të rregullt Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me të cilin biseduan për aktivitet e zhvilluara gjatë këtij muaji në FSK

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati gjatë takimit të sotëm e informoi gjerësisht presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për aktivitet e përgjithshme që po i realizon Forca e Sigurisë së Kosovës e sidomos operacionet e deminimit, intervenimet e EOD-së, kërkim-shpëtimit, të MKABK-së. Ndërsa theks të veçantë gjeneral Kastrati i kushtoi ushtrimit të FSK-së jashtë Kosovës, siç ishte zbarkimi i FSK-së në Poligonin ushtarak në Krivollak të Maqedonisë, pastaj Rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë, Ndërtimi i kapaciteteve të SAR-it dhe EOD-it..

Gjeneral Kastrati e njoftoi presidenten edhe për realizimin e shumë projekteve në Kosovë, pastaj, për vizitat zyrtare në Washington, IOWA, Shqipëri. Ai gjithashtu e informoi presidenten Jahjaga, për Konferencën, “Karta e Adriatikut” e cila do të mbahet në muajin tetor, në Tiranë, përgatitjet për Ditën e FSK-së dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në shënimin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar lart arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha drejtimet dhe njëherësh ritheksoi gjithë mbështetjen e saj, për FSK-në, në përmbushjen e të gjitha objektivave të përgjithshme.

Ky ishte një takim i rregullt që komandanti i FSK-së i raporton Presidentes. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.