“Koha për tu ndalur e për të dëgjuar”

19:49 / 10.01.2013

Qendra për Hulumtim, Dokumentin dhe Publikim lansoi të dhënat e projektit hulumtues: “Vlerësimi i nevojave të viktimave në Kosovë - Koha për t’u ndalë e për të dëgjuar”. Ky hulumtim studion nevojat dhe sfidat e familjeve të viktimave dhe personave të zhdukur, duke ekzaminuar barrierat e procesit të rindërtimit të besimit qytetar ndërmjet familjeve të viktimave dhe personave të zhdukur, dhe institucioneve të shtetit, si dhe vlerësimin e parakushteve për integrimin e tyre në shoqëri.

Pengesat më të mëdha që potencohen në raport ishin drejtpërdrejt të lidhura me varfërinë. Siguria ekonomike, nevojat shëndetësore, drejtësia, njohja e sakrificës ishin tema të cilat prekin më së shumti familjarët. Ajo që ndihmonte në përballjen me barrën financiare, ishte shpresa që së paku të ishin në gjendje të përmirësonin cilësinë e jetës për fëmijët e tyre.

Me këtë rast, Bajram Qerkinaj, nga shoqata Zëri i Prindërve në Mitrovicë, potencoi që duhet të punohet edhe më shumë në gjetjen e trupave të personave të zhdukur. Babai që ende nuk e di fatin e djalit të zhdukur gjatë 1999-tës, tha që barra më e madhe e kërkimit po u bie vetë familjarëve të viktimave. Ai theksoi që institucionet shtetërore duhet të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve që kanë mbetur pa prindërit tyre.

Raporti pritet të shërbejë si platformë me të cilën do të hapet diskutimi e ku prioritet do t’i jepet zërave të viktimave. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.