“Majat e Ballkanit” fut Pejën në hartën botërore të turizmit

14:01 / 27.01.2013
Projekti "Majat e Ballkanit" është përzgjedhur në finalen përfundimtare të WTTC - World Travel and Tourism Council. I realizuar bashkërisht në zonën e trekufirit mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, nën patronazhin e ORF-ës (Fondi i Hapur Rajonal për Tregtinë e Jashtme), i financuar nga Qeveria gjermane dhe i zbatuar nga GIZ-i, projekti është vlerësuar si projekt inovativ për turizmin malor dhe është kandidat për të fituar këtë çmim.

Bashkë me të në konkurrim janë edhe dy projekte tjera, një nga Singapori dhe i dyti nga Butani.

Sipas drejtorit komunal për zhvillim ekonomik të Pejës, Sokol Uka, ky projekt ka hyrë në përzgjedhjen finale, gjegjësisht në treshen e nominimit për fitimin e shpërblimit të WTTC për shpërblimin “Turizmi i së nesërmes", çmim që jepet për implementim më të suksesshëm të formave të turizmit të qëndrueshëm në nivel të destinacionit.

“Pasi jemi kualifikuar në garën e ngushtë për të fituar çmimin e parë jemi duke punuar me përkushtim për ta fituar këtë shpërblim”, thotë drejtori Uka, shkruan "Zëri".

Si destinacione turistike unike të veçanta dhe atraktive, këto zona për turistët paraqesin atraksione me një kombinim të të mirës dhe të bukurës të secilit vend, shumëllojshmëri të shërbimeve, kombinim të kulturave dhe traditave, si dhe bukuritë e paprekura të natyrës, për çka secilin destinacion e bën të veçantë dhe atraktiv për vizitorët e vet.

“Projekti në përbërjen e vet ka identifikuar dhe zhvilluar shtegun malor "Majat e Ballkanit" prej 192 km i cili lidh fshatrat malore nga të tri shtetet. Po ashtu në përbërjen e këtij projekti është realizuar bashkëpunim i suksesshëm në mes të policive kufitare që janë dakorduar me autoritetet përkatëse, procedurat e kalimit të kufirit për alpinistët si dhe sistemi i sigurisë në male, trajnimet e udhërrëfyesve malorë me standarde internacionale, trajnime në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe ushqimit, forcimi i rrjeteve turistike rajonale, si dhe promovimi i shtegut ndërkufitar”, thotë drejtori Uka.

Komuna e Pejës në vitet e fundit ka pasur disa projekte me rëndësi që konkurrojnë në fushën e turizmit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.