Jankullovska: Nuk do të lejojmë shqetësimin e opinionit

14:29 / 8.10.2012
Policia nuk do të lejojë paraqitjen e grupeve të cilët do ta shqetësojnë opinionin, tha ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska, pas incidentit të fundit në Vinicë. Ajo theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) me kohë reagoi dhe në mënyrë adekuate janë ngritur padi për ngjarjen.

Ministrja Jankullovska tha se atje janë bërë ndryshime serioze kadrovike dhe në kuadër të stacionit policor lokal, por edhe në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme.

“Është evident zvogëlimi i kriminalitetit në kuptim të ngjarjeve të cilat janë nga radhët e prishje së qetësisë dhe rendit publik, që në bazë ishte edhe njëri nga problemet më të mëdha në të kaluarën, megjithatë ajo nuk e përjashton mundësinë përsëri të ndodhë ndonjë ngjarje, që është obligim i yni ta zbardhim.

Është ndriçuar ngjarja konkrete dhe ne do të vazhdojmë të reagojmë në mënyrën më të ashpër në rastet e këtilla, për shkak se aksioni ‘Detonator’ kishte për qëllim ta eliminojë në njëfarë mënyre grupin kriminel i cili tani është nxjerrë para gjyqit dhe ajo lëndë është në fazën e gjykimit”, theksoi Jankullovska pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike në Shkup. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.