“Pazaret e Thaçit çuan në heqjen e lapidarit të Luginës”

19:48 / 20.01.2013
Sipas një kumtese të Lëvizjes Vetëvendosje, xhandarmëria serbe filloi aksionin për largimin e lapidarit për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, vetëm tri ditë pas takimit të zëdhënësit të Milosevicit, Ivica Dacicit, si dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga VV thonë se ishin pazaret e Thaçit ato që çuan në heqjen e lapidarit të Luginës së Preshevës.

“Në anën tjetër, ashtu siç edhe kishte pranuar koncesionet, Kryeministri Thaçi reagoi me një komunikatë të dobët për media. Ngjashëm edhe Tirana zyrtare u mjaftua me deklarata konstatuese”.

Në mungesë të veprimeve shtetërore të Kosovës, në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar thirrje të ndryshme për revanshizëm në caqe të ndryshme brenda Kosovës. Sipas VV-së, përderisa zemërimi është i kuptueshëm, çfarëdo revanshizmi nuk e përmirëson situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe e dobëson pozicionin e Kosovës.

“Ky zemërim duhet të shndërrohet në trysni ndaj përgjegjësit kryesorë në Kosovë, qeverisë Thaçi”, thuhet në kumtesë. “Akti i Dacicit, Nikolicit e Vucici nuk është befasi për Lëvizjen Vetëvendosje! Në fakt, nuk ka kurrfarë arsye racionale të pritej që pasardhësit e Milosevicit e Seselit të veprojnë ndryshe. Të vetmit që kanë pritur diçka tjetër janë partnerët negociator të Dacicit në qeverinë e Kosovës”.

Ajo çka është joracionale për VV-në, është vazhdimi i procesit negociator. Prandaj, sipas tyre, kundërpërgjigja shtetërore dhe reciproke e Kosovës do të ishte: Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë; sthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë; shtimi i veprimeve për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

“Popullata shqiptare në luginën e Preshevës duhet të fillojë protestat paqësore e gjithpopullore për të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Populli shqiptar në të gjitha trevat tjera shqiptare duhet të solidarizohet me popullin e Luginës. Presioni qytetar duhet të shtohet drejt qeverive në Tiranë e Prishtinë për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginë me veprime konkrete institucionale, materiale e financiare”, thuhet ndër të tjera në kumtesë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.