“Qeveria në hije” në kryeqytet, pret përfundimin e procesit zgjedhor në PDK

22:10 / 31.01.2013
Për formimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Prishtinën duhet pritur përfundimin e të gjithë procesit zgjedhor në PDK. Për formimin e kësaj “qeverie në hije në kryeqytet”, ishte vendosur në mars të vitit të kaluar, por kompletimi i anëtarëve nuk është bërë deri tash.

Kryetari i sapozgjedhur i degës së PDK-së në kryeqytet, Lirak Çelaj, ka thënë për Telegrafin se vendimi për personin që do ta drejtojë Kabinetin dhe anëtarët do të vendosin strukturat më të larta drejtuese të partisë, përfshirë këtu kryetarin Hashim Thaçi.

“Kabineti i Qeverisjes së Mirë për Prishtinën do të funksionalizohet shpejt dhe do të shërbejë sipas qëllimit për të cilin është marrë vendimi për t’u krijuar. Më herët PDK-ja kishte vendosur që kabinete të tilla të krijohen në komunat në të cilat është opozitë”, ka thënë Çelaj.

Ai mendon se Kabineti do të funksionojë mirë, edhe pse ka pasur deklarata të tensionuara ndërmjet pretendentëve për kreun e degës së PDK-së në Prishtinë.

Shefi i këshilltarëve komunalë të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Shemsi Veseli, ishte tërhequr nga kjo garë, duke u ankuar se gjatë procesit kishte pasur parregullsi.

“Gjithçka ka qenë në kuadër të ‘fair play’, për të dëshmuar garën për këtë post. Nuk ka pasur deklarata armiqësore”, ka thënë Çelaj.

Kur ishte marrë vendimi për themelimin e kabinetit, emri i Lirak Çelajt ishte më i përfolur për të qenë drejtues, por ai vet thotë se për këtë do të vendosin organet drejtuese të partisë.

Kabineti i Qeverisjes së Mirë për Prishtinën është menduar si një “qeveri paralele” përballë komunës së drejtuar nga LDK-ja. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Lirak Çelaj
Lirak Çelaj
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.