Jemen, vritet numri dy i Al Qaedas

23:30 / 10.09.2012
Forcat e sigurisë në Jemen kanë vrarë Said al Shihri, i konsideruar si numri dy i Al Qaedas në Gadishullin Arabik, kanë njoftuar burime qeveritare.

Në faqen e internetit të qeverisë jemenase thuhet se Al Shihri ishte një shtetas saudit që ishte lirua nga burgu amerikan i Guantanamos në vitin 2007.

Al Shihri raportohet se është vrarë në zonën Hadramaut, në jug të Jemenit, ku ushtria lufton prej muajsh me militantët islamikë.

Ministria jemenase e Mbrojtjes ka raportuar ndërkohë se Al Shihri ka mbetur i vrarë bashkë me gjashtë militantë të tjerë gjatë operacionit të ushtrisë, por nuk ka dhënë detaje të tjera, raporton Top Channel.

Jemeni rezulton një nga bazat kryesore ku është vendosur rrjeti terrorist, pas goditjeve të shumta që ka marrë në Irak apo vende të tjera.

Megjithatë, autoritetet e vendit kanë refuzuar ndihmën e huaj, duke deklaruar disa herë se nuk do të lejojnë që vendi i tyre të kthehet në Afganistanin e dytë.

Gjithësesi, sulmet amerikane në Gadishullin Arabik përmes avionëve të telekomanduar nuk kanë munguar, por kanë qenë të pranishme në zonat ku ushtria nuk hyn dot. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Said al Shihri
Said al Shihri
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.