Jeremici bluan në Twitter, tallet nga të tjerët

17:44 / 20.12.2012
Diplomati serb dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, ka krahasuar filmin “The Hobbit” me raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Për shkak të krahasime të tilla, ai ishte cak i talljes nga një portal satirik.

"Nuk është Hobbiti i keq. Ia vlen të shihet. Ishte një betejë e shkurtabiqëve të fuqishëm që këmbëngulin ta kthejnë tokën e rrëmbyer të tyre, kundër përbindshmëve dhe kuçedrave të fuqishme”, ka shkruar Jeremici në profilin e tij në Twitter.

Pas postimit, një shfrytëzuese e këtij rrjeti ka thënë: “Po Kosova është Serbi”, për çka Jeremici përgjigjet: “Gjithmonë ka qenë”!

Pasi një përdorues në emër të “komunitetit hobbit” e ka lutur që Asambleja e OKB-së t’i njoh, Jeremici tha: “The Shire (Qarkut tek The Lord of the Rings - v.j.) ndoshta mund të fitojë një autonomi substanciale, se çdo gjë tjetër do të ishte precedent i rrezikshëm për Middle Earth...”!

Për shkak të krahasimeve të tilla, Jeremici u tallë në portalin satirik “News”, gazetarët e të cilit kanë shkruar se ai e ka shkatërruar projeksionin e Hobbitit në New York, sepse gjatë tërë kohëzgjatjes së filmit shikuesve ua ka treguar paralelet tjera me situatën në Kosovë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Vuk Jeremic
Vuk Jeremic
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.