Jeta Xharra fituese e çmimit Dr.Erhard Busek

19:53 / 30.10.2012
Organizata për media e Evropës Juglindore, me bazë në Vjenë (SEEMO), që njëkohësisht është edhe degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, ka njoftuar se gazetarja kosovare, Jeta Xharra, është fituesja e sivjeme e çmimit Dr. Erhard Busek, për mirëkuptim më të mirë në Evropën Juglindore.

Juria Ndërkombëtare, e përbërë nga 10 anëtarë, ka vendosur që këtë çmim t’ia ndajë Xharrës, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në procesin e demokratizimit dhe nxitjen e mirëkuptimit në Evropën Juglindore.

Çmimi, i cili parasheh ndarjen edhe të 3000 eurove shpërblim, pritet që të ndahet më 16 nëntor në Vjenë nga Dr. Erhard Busek, president i Institutit për rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, dhe nga Oliver Vujoviq, sekretar i përgjithshëm i SEEMO-s.

Që nga viti 2005, Xharra është drejtoreshë e “Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese” (BIRN) në Kosovë, si dhe redaktore dhe prezantuese e emisionit “Jeta në Kosovë”, i cili kombinon gazetarinë hulumtuese me debatin, thuhet mes tjerash në arsyetimin për ndarjen e çmimit.
Ky emision shfaqet një herë në javë në Radio Televizionin Publik të Kosovës dhe ka thyer kufijtë e debatit, duke ftuar autoritetet për llogaridhënie dhe diskutimin e temave tabu për shoqërinë.

BIRN në Kosovë ka 70 gazetarë e bashkëpunëtorë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:29 / 18.06.2013

Moody's vlerëson Shqipërinë me B1

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody's i ka vënë Shqipërisë gradën "B1" të hënën si dhe ka vlerësuar pritshmërin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.