Jovanovic kundër platformës serbe për Kosovën
Kryetari i Partisë Liberale Demokratik në Serbi (LDP), Cedomir Jovanovic ka thënë sot se partia e tij nuk mund të mbështes planin shtetëror për Kosovën, sepse, sipas tij, ai paraqet një politikë që "shkatërron vendin”.Në takimin e Këshillit Qendror të partisë së tij, Jovanovic ka thënë se Serbia nuk është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se do të ishte gabim të kërkohej diçka e tillë nga Beogradi, sepse ky do të ishte një “justifikim për një ep tjetër për Kosovën".
Kreu i LDP-së tha se problemet nuk mund të zgjidhen "metodat e Milosevicit."
"Pas shkuarjes në Bruksel (Kryeministri serb) Dacic është dashur t’i kërkojë falje Serbisë dhe të thotë se ishte gabimi çdo sekond i jetës së tij politike në 20 vitet e fundit dhe të lejojë që ata që e kuptojnë këtë çështje që Serbinë ta nxjerrin nga situata në të cilën gjendet" , tha Jovanovic, transmeton Tanjugu.
Ai theksoi se Serbia nuk është ende e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës për shkak se një gjë e tillë do të mund të bëhet vetëm me diktat politik.
Udhëheqësi i liberalëve serbë tha se miliona njerëz në Serbi jetojnë "të mbushur plot helm dhe në keqkuptim", si pasojë e asaj që ka ndodhur në vitet e mëparshme.
Jovanovic ka thënë se një politikë të re ndaj Kosovës mund ta sjell vetëm partia e tij, LDP.
Ai tha se nuk ka asgjë historike "në shtrëngimin e duarve në mes Dacicit dhe Thaçit, sikurse as në takimin e mëhershëm të Tadicit me Thaçin, përveç asaj nëse historike e konsiderojnë se secili brez po i përsërit të njëjtat gabime". /Telegrafi/