Ju flet Ferra. Maksim Ferra!

9:16 / 18.08.2012
Ky është personi që i bënë karshillëk agjencive të ndryshme të zbulimit. Madje edhe atyre që merren me luftë kundër terrorizimit, trafiqeve e krimit të organizuar.

Maksim Ferra jeton në Shqipëri. Për të dyshohet se ka punësuar rreth 50 persona në Kosovë të cilët mbledhin informacione të ndryshme për llogari të qendrës së tij.

Ferra drejton Qendrën Shqiptare të Studimit të Luftës Kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të së cilës funksionon edhe Agjencia e Kërkimit dhe Investigimit (AKI).

Akronimet e kësaj agjencie janë të njëjta me atë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Kjo ka bërë që pjesëtarë të AKI-së së Ferrës, në një rast kur janë ndaluar nga policia e Kosovës, të prezantohen si kolegë të shërbimit inteligjent. Kjo ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, shkruan “Express”, e cila gazetë më 24 nëntor ka raportuar se policia kishte arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë falsifikuar kartat e identitetit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ata kishin deklaruar se shef i tyre ishte Maksim Ferra, një shtetas shqiptar, ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ Shtetëror. Të arrestuarit ishin shprehur se Ferra në atë kohë dyshohej se 52 personave të rekrutuar, ua kishte marrë nga 2 mijë euro dhe i përdorte ata për qëllime të tij.

“Koha Ditore” më parë ka raportuar se Maksim Ferra ka rekrutuar mbi 50 agjentë në Kosovë për organizatën e tij. Të gjithë janë identifikuar dhe po zhvillohen hetime nga Prokuroria për përfshirje në veprime kriminale. Njëri nga ta, në fillim të gushtit, Mentor Nikaj, në operacionin e policisë të koduar “Unaza” të policisë, është kapur në flagrancë duke u marrë me trafikim të qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni në Gjakovë.

Madje edhe Ministria e Brendshme paditi vjet organizatën e tij për pajisjen me dokument anëtarësie të personave të arrestuar për krime.

Ferra deklaron për “Express” se për Agjencinë e tij të Kërkimit e Investigimit (AKI) punojnë policë, agjentë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës e shumë të tjerë. Por, ai nuk e pranon se puna dhe organizata që drejton më shumë i ngatërron gjërat sesa që zgjidh probleme. Ai pretendon se po i ndihmon Kosovës e Shqipërisë, e më shumë se atyre familjeve që kanë të humbur, fëmijë e gra të trafikuara. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Maksim Ferra
Maksim Ferra
 
 
Magazina
11:05 / 19.05.2013
Rita Ora

Rita, shumë e ‘egër’ në foton e re

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, ka treguar sensin e saj prej një femre ‘egërsirë’ në foton e re që po qarkullon nëpë...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:24 / 19.05.2013

Trenat shkarkojnë komunikacionin rrugor

Funksionimi i infrastrukturës hekurudhore brenda territorit të Kosovës, është i domosdoshëm, thonë disa qytetarët të K...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.