K. Veriore thotë se ka raketa që mund të arrijnë në SHBA

10:15 / 9.10.2012
Zyrtarë nga Koreja Veriore kanë thënë se kanë raketa që mund ta sulmojnë tokën e Shteteve të Bashkuara.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore e ka cituar një zëdhënës të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes, që ka thënë se ushtria e këtij vendi ka forca strategjike raketore të afta për të ndërmarrë sulme kundër Koresë Jugore, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Siç transmeton “Evropa e Lirë”, kjo shpallje u bë dy ditë pasi Koreja Jugore tha se ka arritur marrëveshje me aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara, për zgjerimin e rreze-veprimit të raketave balistike prej 300 në 800 kilometra, duke qenë në gjendje që të arrijnë caqe në gjithë Korenë Veriore.

Raportohet se nuk ekziston dëshmi se Koreja Veriore ndonjëherë ka ndërmarrë test të suksesshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.