Kacin përshëndet vendimin e Serbisë për fusnotën

17:32 / 3.09.2012
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, ka përshëndetur vendimin e qeverisë serbe për pjesëmarrjen në takimet rajonale ku ëhstë e pranishme edhe Kosova, dhe ka thënë se me këtë Beogradi ka dërguar një porosi pozitive në rajon dhe në Evropë.

“Përshëndes instruksionet e Qeverisë së Serbisë përmes të cilave mundësohet zbatimi i marrëveshjes mes Prishtinës e Beogradit në pjesëmarrjen në takimet rajonale”, thuhet në njoftimin e Kacinit.

Ai ka thënë se vetizolimi i Serbisë dhe përmbajtja nga marrja pjesë në disa takime rajonale vetëm sa i ka sjellë dëm klimës ekonomike e politike të Serbisë dhe rajonit.

Sipas udhëzimit të nxjerrë të dielën në Beograd, është pranuar që Kosova, në tubimet rajonale, të prezantohet në mënyrë asimetrike, ku në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por që nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit kosovar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Jelko Kacin
Jelko Kacin
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.