Kadetet e FSK-së në Akademinë Ushtarake të Britanisë

16:24 / 21.08.2012
Dy kadete të Forcës së Sigurisë të Kosovës po marrin pjesë në një shkollim njëvjeçar në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar - Sandhurst. Përzgjedhjen e kadetëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës e ka bërë Ambasada Britanike.

Kadetët e përzgjedhura, nëntoger Manushaqe Nura dhe nëntoger Mimoza Budeci, fillimisht do të kalojnë në një trajnimin tre-javor, në fazën paraprake, në Kursin e Gjuhës Angleze, në Akademinë Mbretërore Ushtarake; (në Shkollën e Gjuhëve të Mbrojtjes, Beaconsfield), pastaj për njëmbëdhjetë muaj do të ndjekin trajnimin në Akademinë Ushtarake Mbretërore, Sandhurst, për oficer, ku do të qëndrojnë deri më 8 shtator 2013.

Ky trajnim është realizuar me ftesë formale nga Qeveria e Britanisë së Bashkuar dhe kjo do të jetë hera e parë, që Kosova ka dërguar dy kadetë femra në Akademinë Ushtarake- Sandhurst.

Nga viti 2009 Qeveria Britanike ka financuar pjesëmarrjen e kadetëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës në kurset një-vjeçare në kuadër të trajnimit për oficer në Akademinë Mbretërore Ushtarake, Sandhurst.

Akademia Sandhurst është një nga akademitë më të vjetra ushtarake dhe më prestigjioze në botë. Ajo çdo vit përgatit mbi 600 oficerë të rinj, për ushtrinë britanike, ku së bashku e kryejnë edhe një numër i vogël i studentëve të shteteve të ndryshme të botës, të cilët paraprakisht kanë kaluar nëpër fazën seleksionuese që të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake.

Konkurrenca për të gjitha vendet është jashtëzakonisht e madhe dhe regjimi rigoroz i trajnimit do të thotë se jo të gjithë do të diplomojnë me sukses. Për këtë arsye, vetë përzgjedhja e kadetëve të FSK-së është një arritje e konsiderueshme jo vetëm për kadetët, por edhe për FSK-në.

Dy kadetet e FSK-së, nëntoger Nura dhe nëntoger Budeci kanë mbërri më 18 gusht në Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.