Kamëz, 30-vjeçari regjistron vetëvrasjen me celular
“Unë nuk mund të jetoj më gjithë këto probleme. Tani po vras veten, do regjistroj gjithçka, që edhe ti ta shohësh. Më gjen në bregun e liqenit në krah të Albavisë. Amanet djalin”. Këto kanë qenë fjalët e telefonatës së fundit që një 30-vjeçar ka bërë para se të vriste veten me pistoletë pasditen e djeshme në Kamëz, raporton BalkanWeb.
Viktima mësohet se ka filmuar me celular vetëvrasjen e tij, deri në momentin që celulari i ka rënë nga dora, pasi ka goditur veten me një plumb në kokë.
Policia tha se viktima është Armand Jaupi, i cili rezulton të jetë dënuar 9 herë nga Gjykata e Tiranës që nga viti 2003 e deri në muajt e fundit të këtij viti, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/