Kamëz, vritet një 28-vjeçar, plagosen dy shokët e tij (Video)
Pas një sherri për dritën e semaforit, Flamur Toska, 28 vjeç nga Tropoja dhe me banim në Kamëz, i kishte shpëtuar një atentati të kryer pothuajse një vit më parë. Por, mbrëmjen e kaluar vrasësit duket se kanë planifikuar një tjetër skeme për ta vrarë, pikërisht fare pranë zonës ku ai jetonte në Institutin Bujqësor në Kamëz.Vrasësit e kane pritur atë disa metra larg një kazinoje, ku Flamur Toska ndodhej me dy shokët e tij. Në kohën që ai ka dalë dhe po drejtohej tek automjeti i tij - nen shoqërinë e Ramiz Bashukës dhe Fatjon Biberajt - dy persona kanë qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të vrarë 28-vjeçarin dhe duke plagosur dy shoqëruesit i tij.
Ekspertet e kriminalistikes thonë se Flamur Toska është qëlluar me dy plumba pistolete, ndërsa shtatë të tjerë janë lëshuar në drejtim të shokëve të tij, njeri prej të cilëve ndodhet ende në reanimacion, ndërsa tjetri pas mjekimit të parë ka lënë spitalin, raporton “Top Channel”.
Burimet e policisë janë kontradiktore për të dhënat e dy autorëve. Policia e Kamzës shprehet se dy vrasësit ishin të pamaskuar, ndërsa burime të tjera nga drejtoria shtojnë se atentatorët ishin të maskuar dhe sapo kane kryer krimin janë larguar nga vendngjarja me një makine te erret, me targa te huaja dhe false.
Flamur Toska njihet nga policia si person me precedente penale, më i famshmi ai i arratisjes gjatë kohës që u deportua nga Italia ne Rinas,. Ai iu largua polcisë sy më sy në mënyrë flagrante, ndërsa u arrestua më vonë në një banesë të të afërmve të në Kamëz. /Telegrafi/