Kamishi në Prokurori, kërkon “zbardhje të sulmit” nga Vetëvendosje
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi, përmes një deklarate personale dërguar medieve të premten, bën me dije se më 9 gusht, me ftesë të prokurorit është paraqitur në Prokurorin Komunale në Prishtinë në cilësinë e palës së dëmtuar.“Në prokurori kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj meje nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes . Në prokurori kam kërkuar zbardhjen e motivit të sulmit fizik ndaj meje , sepse aktorë tani më dihen , janë deputete dhe truproje të vetëvendosjes: Visar Imeri , Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe truprojat e tyre”, thuhet në deklaratë.
“Unë kam dhënë deklaratën time në prokurori në cilësinë e palës së dëmtuar, ndërsa deputetët Visar Imeri , Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe truprojat e tyre , janë të akuzuar për sulm fizik. Ndaj, të akuzuarve është ngritur kallëzimi penal për sulm fizik. Kallëzimi penal është iniciuar në bazë të raportit të policisë, në bazë të video incizimeve të kamerave të sigurisë, dhe video incizimeve të mediave dhe i bazuar në deklarata të dëshmitare ( policëve dëshmitarë ). Në prokurori kam kërkuar që të zbardhen motivet e sulmit të pabesë, hakmarrës ndaj meje nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes , e që ka të bëjë me demaskimin që unë i kam bërë Albin Kurtit, për takimet dhe korrespodencat sekret që ai i ka mbajt me sigurimin vrastar shtetëror Serbë – BIA”.
“Kam deklaruar në prokurori se sulmi ndaj meje ka qen i organizuar nga kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti në shenj hakmarrje , për shkak të demaskimit që ia kam bërë atij, në lidhje me takime dhe korrespodencat që ka mbajt me sigurimin vrastar shtetëror serb – BIA”.
“Gjithashtu kam kërkuar nga prokuroria që të zbardhen edhe motivet e takimit të Albin Kurtit me sigurimin vrastar shtetëror Serb BIA. Sepse demaskimi i figurës së fshehtë të Albin Kurtit dhe publikimi i takimeve sekrete të tij me BIA-ën, janë edhe motiv i sulmit hakmarrës ndaj meje”.
“Të akuzuarit Visar Imeri , Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe truprojat e tyre në ditët në vijim deri me datë 25.08.2012. do të paraqiten në prokurori”, thuhet në fund të deklaratës së deputetit Haxhiu. /Telegrafi/