Kapen 180 kg hashash në kufirin Shqipëri – Greqi

9:58 / 28.09.2012
Policia greke gjatë një operacioni antidrogë ka bërë të mundur sekuestrimin e 180 kg lëndë narkotike, të llojit hashash në kufirin shqiptaro-grek ,në afërsi të Filatit Igumenicë. Gjatë një kontrolli rutinor të ndërmarrë nga efektivët greke në pikën kufitare, një automjet nuk i është bindur urdhrit të ndalesës.

Ka mjaftuar kjo, që policia greke të vihet në alarm, duke u vënë në ndjekje të automjetit deri në aksin rrugor Asproklis-Sajadhe. Në këtë moment drejtuesi i mjetit e ka braktisur makinën e tij dhe është futur në tokën shqiptare.

Gjatë kontrollit të ushtruar më pas në automjet është gjetur dhe sasia e drogës që po transportohej, ku është bërë dhe sekuestrimi i saj.

Menjëherë policia greke ka vënë në dijeni autoritetet e policisë shqiptare lidhur me këtë rast, për të vazhduar ndjekjen e poseduesit të drogës në arrati. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.