Kapen 400 kg marihuanë në kufirin shqiptaro-grek

17:45 / 29.10.2012
Të paktën 400 kg marihuanë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar sot nga policia greke, në kufirin mes dy vendeve fqinje.

Policia sqaron se lënda narkotike është kapur në dy ngarkesa të ndryshme, ndërsa janë ndaluar dy shtetas grekë që e transportonin.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngarkesa e parë prej 138 kg u sekuestrua në Riahovo të Janinës, ndërsa dy të arrestuarit treguan edhe vendin ku kishin marrë drogën, raporton BW.

Ata deklaruan se droga ishte marrë në një vend midis Gjirokastrës dhe Janinës, ndërsa policia me të shkuar aty gjeti edhe 262 kg të tjera me marihuanë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.